Flash

110 kg kanabis dhe armë zjarri në kufirin me Malin e Zi, arrestohet shqiptari (FOTO)

Lapsi.al 14 May 2018
110 kg kanabis dhe armë zjarri në kufirin me Malin e Zi, arrestohet

Policia malazeze ka goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike nga kufiri shqiptar drejt Malit të Zi. Në pranga u vendos një 31-vjeçar shqiptar me iniciale I.P., ndërsa bashkëpunëtorët e tij arritën t’i shpëtonin policisë. Sipas mediave malazeze, 4 persona ishin nisur nga kufiri i gjelbër shqiptar drejt Malit të Zi.

Ata po transportonin çanta të mbushura me kanabis sativa. Sapo vunë re policinë, hodhën lëndën narkotike dhe mundën të largoheshin. Policia arriti të kapte vetëm njërin prej tyre. Ndërkohë, u sekuestrua edhe kanabisi me peshë 110 kilogramë si dhe një pistoletë me 6 plumba.

Në lidhje me këtë operacion të policisë malazeze është vënë në dijeni edhe policia shqiptare. Shqiptarët që mundën t’i shpëtonin policisë u kthyen sërish në territorin shqiptar përmes kufirit ilegal, shkruan tvKlan. Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar të arratisur dhe për të zbardhur tërësisht këtë aktivitet kriminal.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI