Flash

A kishte të drejtë Karl Marksi?

Lapsi.al 14 May 2018
A kishte të drejtë Karl Marksi?

Karl Marks është përshkruar shpesh si një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit të 19-të. Shkrimet e tij kanë frymëzuar revolucione dhe kanë shkaktuar shekuj të tërë debatesh të zjarrta.

Marksi lindi në Prusi, në Gjermaninë e sotme, më 5 Maj të vitit 1818. Ai besonte se kapitalizmi, që në atë kohë ishte në kulmin e vet, kishte të meta të mëdha.

Sipas tij, kapitalistët, në kërkim të fitimeve edhe më të mëdha, do të shtynin ideologjinë që puna është gjë e mirë dhe argëtimi është i gabuar, dhe që vetëm gjërat materiale na bëjnë të lumtur.

Veç kësaj, parashikonte se kapitalizmi, duke përqafuar prodhimin në masë,  nuk do t’i lejonte punëtorët të kishin kënaqësi nga puna. Në të njëjtën kohë, kapitalizmi do të shfrytëzonte klasën punëtore.

Ai u përfshi me Lidhjen Komuniste, një grup i vogël intelektualësh që donin ta rrëzonin sistemin e klasave dhe ta shpërndanin pasurinë në mënyrë të barabartë.

Marksi shkroi Manifeston Komuniste në vitin 1847, me mbështetësin dhe financuesin e tij, Friedrich Engels. Në manifesto shprehej ideja e një shoqërie ku pasuria ndahej në mënyrë të barabartë. Në të thuhet që pronat duhej të ishin publike dhe arsimi duhej të ishte falas për të gjithë.

Por në atë kohë Marksi njihej pak dhe lexohej pak. Kur vdiq, në vitin 1883, në funeral i shkuan vetëm 11 persona. Idetë e tij lulëzuan vetëm pas vdekjes.

Bazuar në idetë e marksizmit, erdhi komunizmi, krijimi i një shoqërie të drejtuar nga shteti e ku të gjithë janë të barabartë.

Komunizmi u kthye në lëvizje botërore, por ideja utopiane e një shoqërie të drejtë e të barabartë nuk u materializua asnjëherë. Komunizmi i izoloi dhe i varfëroi nënshtetasit, si dhe u masakruan me dhjetëra miliona. Sot, kapitalizmi mbizotëron në të gjithë botën.

Shumë prej kritikave të Marksit vazhdojnë të mbeten aktuale. Pabarazia midis të varfërve e të pasurve është shumë e madhe.  Marksi kishte parashikuar se kapitalizmi do të bënte që të pasurit të bëheshin edhe më të pasur e të varfrit të mbeteshin po të varfër. Për këtë kishte të drejtë.

Marksi gjithashtu parashikonte se kapitalizmi do të krijonte ekonominë me cikle zhvillimi dhe krize, si faza të ndjekura rregullisht nga njëra-tjetra, dhe që kapitalizmi do të çonte drejt globalizimit, ku tregu do të mbizotërohej nga një grup i vogël kompanish gjigante.

Megjithatë, Marksi e nënvlerësoi aftësinë e kapitalizmit për t’i bërë të gjithë njerëzit më të pasur, duke bërë që çdo produkt të dilte në treg me çmim më të lirë. Në fakt, që nga viti 1980, bota ka 1 miliardë njerëz që kanë dalë nga varfëria absolute.

Marksi gaboi dhe nuk parashikoi dot aftësinë e kapitalizmit për t’u reformuar në mënyrë të vetvetishme, duke krijuar sisteme sociale që e rishpërndajnë pasurinë nëpërmjet taksave.

Edhe pse nga Marksi ka ende për të mësuar, zgjidhja që ofronte ishte më e keqe se sëmundja ekzistuese.

Por në të njëjtën kohë, nuk mund të thuhet që kapitalizmi i sotëm, ku mbizotëron pabarazia e thellë dhe krizat financiare, ka arritur të triumfojë.

The Economist 

Të këshilluara

Kërcimi i Italisë mbi vullkan

Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare ende nuk ka asgjë të re nga Italia lidhur me krijimin e qeverisë. Grupimet populiste të Lëvizjes së Pesë Yjeve dhe konservat...

18:14

Lali Eri: Delfini i ngecur në bregun me beton

Në sallonet diplomatike në Tiranë, zakonisht krahas emrit të Kryebashkiakut Erion Veliaj shpesh shtohet cilësori “delfini i Ramës”—aludim i titullit fisnik me t...

16:24

Antishqiptarë jeni ju!

Nga Carloalberto Rossi Jemi të gjithë antishqiptarë? Në fund të një artikulli të Mero Bazes—në të cilin ai kritikonte ashpër Fatos Lubonjën se kishte shpr...

14:31

Pse nuk është modern "Opinioni" i Fevziut

Nga Sokol Shameti / Po e quajnë “modernizim” dhe “vlerë” në “Opinion” tek Blendi Fevziu zhveshjen e politikës nga thelbi dhe shndërrimin e saj në marrdhënie man...

16:17

Hashim Thaçi dhe dhia e Izraelit

Një mik më befasoi me një porosi. Më shkroi se një stacion televiziv, për të cilin ai kishte shkruar se e favorizon PDK-në, e kishte paditur në gjyq dhe kishte ...

08:31

Erdogani dhe zemërimi i shqiptarëve

Reagime të fuqishme zemërimi shkaktoi te popullsitë shqiptare të Ballkanit operacioni i rrëmbimit prej shërbimeve sekrete të Ankarasë të gjashtë arsimtarëve tur...

13:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI