Flash

Ekskluzive/ Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen

Lapsi.al 14 May 2018
Ekskluzive/ Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dhënë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka dorezuar tashmë dorëheqjen. Burime të sigurta i thanë lapsi.al se 57-vjeçari e ka marrë vendimin për t'u larguar nga detyra menjëherë sapo Partia Demokratike publikoi videon e përgjimit, ku dëgjohet vëllai i tij Agron Xhafaj duke folur me një trafikant droge për kalimin e një ngarkese.

Për këtë vendim të tij, ministri Xhafaj ka njoftuar edhe kryeministrin Edi Rama. Ka qenë kreu i qeverisë shqiptare ai që i ka kërkuar ministrit të presë për të marrë një vendim për zyrtarizimin,  për shkak se është nisur mesditën e së hënës drejt Francës për tu takuar me presidentin Macron.  Gjasat janë që dorëheqja e Xhafajt të bëhet publike pas kthimit të Ramës nga Franca të martën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI