Flash

Farmacistët bllokojnë punën në të gjithë vendin, kërkojnë plotësimin e kërkesave

Lapsi.al 14 May 2018
Farmacistët bllokojnë punën në të gjithë vendin,

Farmacistët nga ora 11:00 deri më 16:00 kanë pezulluar sot aktivitetin të tyre në të gjithë vendin.

Ata kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik. Më herët ata u shprehën se janë gati për të mbyllur farmacitë nëse kontrata e re nuk do parashikojë kërkesat e tyre. “Jemi për të mos pranuar kontratën, sepse jo vetëm që nuk na lejon të punojmë brenda standardit siç e ka e gjithë bota, por jemi të detyruar që të pranojmë kushtet që ata na imponojnë”, – janë shprehur farmacistët.

Ata kanë bërë të ditur se futja e beftë e listës së barnave të rimbursueshëm u ka krijuar atyre një dëm financiar. Kjo nisur nga fakti se disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati një të dytën e çmimit dhe askush nuk ua rimburson.

Ndërkaq, grupi i ekspertëve nuk lëshon “pe” në disa kritere, të cilat farmacistët i kundërshtojnë me forcë. Një gjë e tillë ndodh sa herë hyn në fuqi lista e re e barnave me rimbursim. Sipas tyre nëse do të ishin njoftuar më parë, dëmi financiar do të ishte më i vogël.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI