Flash

I 'forti' i Vlorës dënohet me 24 vite burg

Lapsi.al 14 May 2018
I 'forti' i Vlorës dënohet me 24 vite burg

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 24 vite burg Blendo (Edison) Alikaj, i akuzuar për disa vepra të rënda penale. I njohur si i “forti” i Vlorës, Blendo Aliko ka tentuar të vrasë me armë zjarri në qytetin bregdetar tre persona, mes tyre edhe dy vëllezër, ngjarje kjo e ndodhur në janar të 2017-ës.

Aliko u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në ambientet e një lokali në zonën e Unazës së re Tiranë, ku edhe fshihej prej një kohe të gjatë. Alikaj akuzohej nga Prokuroria për “vrasje me dashje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake në mjedise publike”.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 5 janar të këtij viti, në qytetin e Vlorës, për të cilën Alikaj ishte shpallur në kërkim dhe nuk gjendej nga autoritetet. Ai ka tentuar të vrasë dy vëllezër, pronarë të një pike bastesh sportive, pas një konflikti për motive të dobëta. Mirëpo, atentati ka dështuar dhe në atë ngjarje u plagosen tre persona, dy vëllezërit dhe një person i rastësishëm.

Të këshilluara

Fier, i burgosuri tenton vetëvrasjen në qeli

Një i arrestuar që së fundi është transferuar në ambientet e paraburgimit të Fierit, ka tentuar vetëvrasjen në qeli.  Mësohet se i paraburgosuri është pikasur n...

17:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI