Flash

Ish-ministri i PD-së: Si na ra në dorë përgjimi i vëllait të Xhafajt

Lapsi.al 14 May 2018
Ish-ministri i PD-së: Si na ra në dorë përgjimi i

Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor dhe ish-ministër i Drejtësisë i propozuar nga PD në qeverinë teknike Gazmend Bardhi është pyetur se kur është bërë ky përgjimi dhe si selisë blu i ra në dorë përgjimi i vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

"Kur është regjistruar audio? Në situatën ku jemi, kjo pyetje nuk shtrohet në opinion publik. Detyrimin për ta verifikuar policia e shtetit dhe prokuroria. Ne nuk publikojmë dokumente të pa verifikuara.

Si na ra në dorë materiali? Nuk ju intereson ju. Ajo që ka rëndësi është se i vëllait të ministrit ka dalë garant për trafikimin e një sasie droge. Prokuroria ka prej një jave që opozita ja ka servirur, por ajo ka zgjedhur heshtjen. Prokuroria nuk na ka hetuar. Informacioni ka dalë përmes një telefonate.

Bëhet fjalë për përgjegjësi ligjore dhe morale. Përgjegjësia ligjore është se ministri i Brendshëm ka për detyrë për të goditur trafikun e drogës. PD nuk pret që ai të veprojë pasi ka dijeni për trafikun dhe implikimin e të vëllait të tij në këtë trafik” – tha Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI