Flash

Pasi media greke akuzoi Shqipërinë, Eleni i del në mbrojtje

Lapsi.al 14 May 2018
Pasi media greke akuzoi Shqipërinë, Eleni i del në mbrojtje

Edhe pse ethet e Eurovisioni-t mbaruan të shtunën, polemikat vazhdojnë ende…

Një ndër temat më të diskutuara është padyshim ajo e tre shqiptarëve, të cilët konkurruan nën flamuj të ndryshëm. Pavarësisht kësaj ata e përkrahën njëri-tjetrin. Po ashtu edhe pikët e dhëna nga Shqipëria, shkuan për Ermalin(12 pikë) dhe Elenin(10 pikë).

Mesa duket kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat greke, të cilat ditën e djeshme fajësuan Shqipërinë që Eleni doli në vendin e dytë, me pretekstin se nuk i dhanë 12 pikë.

Në një intervistë për mediat greke këngëtarja me origjinë shqiptare është pyetur se si është ndjerë që Shqipëria nuk i dha 12 pikë.

“Më dhanë 10 pikë, çfarë do të thuash? Ishim 3 shqiptarë, duhet të ndaheshin në njëfarë mënyre pikët, njëri do merrte 10 njëri do merrte 12”,- është shprehur këngëtarja.

Të këshilluara

Dyshime mbi Eurovizionin,këngët me playback

Incidenti që i ndodhi këngëtares britanike SuRie ngriti dyshime se jo të gjithë përfaqësuesit e shteteve kënduan ‘live’. Teksa një fans u ngjit në skenë dhe i r...

15:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI