Flash

Rama: Kullën te Stadiumi e kërkoi arkitekti Kasamonti që të ndërtohej, investitori nuk donte

Lapsi.al 14 May 2018
Rama: Kullën te Stadiumi e kërkoi arkitekti Kasamonti që të

Stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet, Arena Kombëtare, pritet të jetë një vepër madhështore për fushat e blerta të futbollit. Por, debat të madh ka krijuar edhe ndërtimi i një kulle, bashkë me stadiumin kombëtare.

 

Në një rrëfim në emisionin “Exclusive”, kryeministri Edi Rama, deklaron se pikërisht këtë kullë shumëkatëshe, e ka kërkuar arkitekti Mario Kasamonti që të ndërtohej, pasi investitori që ka marrë përsipër ndërtimin e saj, nuk e ka dashur.

 

“E vërteta është që investitori nuk kishte dëshirë për kullën, por arkitekti e donte diçka të tillë. Kulla përbën një risi. Gjithmonë kam dashur të guxoj, të bëj ndryshime dhe gjëra të reja. Por, pyetja ime në këtë rast do të ishte, a është ky stadiumi më i bukur? Jam i bindur që shumë njerëz do mbeten të habitur kur ky impiant të hapë dyert.” – deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI