Flash

Eugent Bushpepa i pakënaqur me votat e Italisë, Artan Fuga: Paranojak, qesharak!

Lapsi.al 15 May 2018
Eugent Bushpepa i pakënaqur me votat e Italisë, Artan Fuga: Paranojak,

Eugent Bushpepa është shprehur i lumtur me atë që ka arritur në Eurovizion, por ka pasur edhe pakënaqësi të vogla.

Mbi të gjitha ai është shprehur se është çuditur së tepërmi me vlerësimin e Italisë për këngën e tij.

“Çudia më e madhe në këtë mes ishte Italia. Menduam që duke pasur një përfaqësues nga vendi ynë, ata do të tregoheshin pak më zemërmirë me në”, ka thënë Eugenti, ndërsa ka deklaruar haptazi pakënaqësinë e tij ndaj gjykimit të jurisë italiane për këtë vit.

Ndërkohë, Artan Fuga, që kundërshtoi hapur këngën e Bushpepës, ka bërë një tjetër reagim, duke thënë se shqiptarët ia hedhin fajin Europës për dështimet e tyre.

“Nuk merr vendi i parë në ndonjë spektakël, sikurse ngremë në ajër pritshmëritë tona, pavarësisht meritave që kemi? Komplot anglo-amerikan, madje në bashkëpunim me qarqet sioniste, kundër Shqipërisë! Se cfarë lidhjeje kanë shijet e publikut europian me politikat e shteteve europiane një Zot e di!

Paranoja shkon drejt absurdit dhe bëhet qesharake! Drama merr përmasat e një komedie!

Morrëm jo aq pikë sa donim sepse publiku europian nuk na do, sepse shqiptarët nuk i duan, sepse fqinjët perëndimorë tregohen komplotistë ndaj Shqipërisë dhe kulturës të saj.

Mjafton të shohësh sa pikë morrën vende nordike apo të mirëfillta të krishtera, perëndimore, europiane, shumë më poshtë prestacionit shqiptar, për t’u bindur që çdo gjë mund të ketë, por jo antishqiptarizëm nga Europa”, shkruan Fuga në një analizë të gjatë më titullin “Paranoja e “komplotit” europiano-perëndimor kundër Shqipërisë”, në të cilin flitet dhe për politikën.

Të këshilluara

Cheryl Cole në Kanë, jo më me Liam

Cheryl u shfaq e mahnitshme me një fustan të bardhë në Festivalin e Filmit në Kanë. Ajo u rikthye në këtë event për herë të parë pas dy vitesh dhe për këtë f...

11:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI