Flash

Mijëra shqiptarë në ankth, sot dalin fituesit e Lotarisë Amerikane, ku mund të kontrolloni përgjigjet

Lapsi.al 15 May 2018
Mijëra shqiptarë në ankth, sot dalin fituesit e Lotarisë

Mijëra shqiptarë që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane do të marrin sot përgjigje. Nga ora 18:00 e pasdites të gjithë aplikuesit mund të verifikojnë nëse janë përzgjedhur ose jo nga Lotaria Amerikane.

Më 10 maj Ambasada Amerikane, njoftoi se lista e fituesve do të jetë publike prej ditës së sotme.

“Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë! #PyetAnën”, shkruante Ambasada Amerikane në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

Për të parë përgjigjet përfundimtare të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve, ndërsa fituesit do të informohen nga vetë autoritetet për ditën e nisjeve të procedurave të vizës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI