Flash

Pas akuzave të opozitës ndaj Xhafajt, Taulant Balla i shkon në zyrë ministrit të Brendshëm

Lapsi.al 15 May 2018
Pas akuzave të opozitës ndaj Xhafajt, Taulant Balla i shkon në

Pas audiopërgjimit të publikuar nga opozita, PS është vënë në lëvizje. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zhvilluar një takim disa minuta me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Takimi është zhvilluar në zyrën e Xhafajt dhe ka zgjatur vetëm disa minuta. Takimi mes dy socialistëve vjen një ditë pas publikimit të audio-përgjimit nga PD-ja, ku sipas tyre dëgjohej vëllai i ministrit Xhafaj teksa komunikonte me një trafikant droge.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris për të bindur Francën për një përgjigje pozitive në qershor. Nuk dihet se çfarë kanë biseduar ministri Xhafaj dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së në takimin e shkurtër, por Balla deklaroi dje se ‘nëse audio është e vërtetë Xhafaj ka përgjegjësi morale’.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI