Flash

Prokuroria shqiptare heton dy kompani që importojnë miell nga Kosova, dyshimet për mashtrim

Lapsi.al 15 May 2018
Prokuroria shqiptare heton dy kompani që importojnë miell nga Kosova,

Prokuroria në Shqipëri ka filluar hetimet duke vënë para përgjegjësisë penale dy kompanitë kryesore të importit të miellit në Shqipëri. Të dyja këto kompani zënë rreth 40 përqind të tregut në Shqipëri dhe miellin e importojnë nga Kosova.

Prokuroria ka konfirmuar se ka regjistruar procedimin penal për veprat “Kontrabandë me mallrat e tjera” dhe “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”.

Agjencia Kombëtare e Ushqimit në Shqipëri (AKU) pretendon se vepra është kryer me dashje të drejtpërdrejtë me qëllim përfitimin material, pasi malli me nivel proteine më të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet në Shqipëri me çmim më të lartë, ku përdoret për prodhimin e bukës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri (AKU) ka bllokuar gjatë kontrollit në magazinat e këtyre dy firmave 35 ton miell pas dyshimeve të lindura për mashtrimin e shoqërive të këtij tregu në nivelin e proteinave që deklarohen në etiketë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI