Flash

Rama në Francë, Balla u jep zemër socialistëve: PD kërkon bllokim, duhet të vijojmë përgjegjësinë tonë

Lapsi.al 15 May 2018
Rama në Francë, Balla u jep zemër socialistëve: PD

Sot kryeministri Edi Rama do të pritet në pallatin Elysee nga presidenti Emanuel Macron. Për shkak të axhendës Rama nuk ishte sot i pranishëm në mbledhjen e grupit të deputetëve të PS-së, e cila u drejtua nga Taulant Balla.

Mësohet se ai u ka kërkuar socialistëve të miratojnë çdo akt të parashikuar në mbledhjen e komisioneve, pavarësisht zhurmës së opozitës.

“Kemi përgjegjësinë për të qeverisur vendin. E dimë që PD kërkon të bllokojë rrugën tonë evropiane. Por ne duhet të vijojmë përgjegjësinë tonë. Komisionet sot të vijojnë sipas axhendës”, mësohet të jetë shprehur Balla.

Kujtojmë që paraditen e sotme pati një përplasje mazhorancë – opozitës në komisionin e medias pasi aty u kërkua dorëheqja e ministrit Xhafaj, ndërsa deputetet e PS-së u larguan nga salla.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI