Flash

Shpërthen Tahiri: Meqë qenkam kaq i rrezikshëm, fusni grupet kriminale në burg dhe mi faturoni mua

Lapsi.al 15 May 2018
Shpërthen Tahiri: Meqë qenkam kaq i rrezikshëm, fusni grupet

Seanca e sotme për marrjen e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahirit është shoqëruar me replika, pyetje dhe ironi. Për të ka mbetur në fuqi masa e sigurisë arrest shtëpie.

Ndërkohë në fjalën e tij, Saimir Tahiri ironizoi masën e dhënë. “Ju keni thënë për mua arrest shtëpiak po për mua është njësoj si arrest shtëpiak e si arrest me burg”, -tha ish ministri i Brendshëm.

Nga ana tjetër prokuroria kërkon masën arrest me burg, ndërsa këmbëngul se Tahiri është takuar Artan Habilajn, por ish-ministri e mohon. Sipas prokurorisë, ish-ministri duhet të qëndrojë në burg, pasi mund të ndikojë te dëshmitarët sikur ndodhi me Liperin.

Në një moment të tillë ish-ministri është ngritur në këmbë duke ironizuar “Meqë qenkam kaq i rrezikshëm, fusni të gjitha grupet kriminale në burg dhe faturojani Saimir Tahirit. Më vendosi në arrest në burg, pasi masa që kemi vendosur është e papërshtatshme me akuzat'”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI