Flash

Jay Z sjell albumin e Prince

Lapsi.al 16 May 2018
Jay Z sjell albumin e Prince
JAY-Z po punon për një album të ri të Princit për Tidal. Në vitin 2016, pasuria e Princit ngriti një padi kundër Tidal mbi të drejtat ekskluzive streaming, e tani shërbimi i pasurisë dhe streaming po bashkohen për një album të ri. “Tidal” dhe trashëgimtarët e Prince kanë përfunduar betejën ligjore mes tyre dhe shërbimi streaming muzikor në pronësi të Jay-Z do të nxjerrë një album të ri të këngëtarit të ndjerë. Disku pritet të dalë në vitin 2019 dhe do të përfshijë këngë të padëgjuara më parë.

“Tidal” do ta transmetojë albumin ekskluzivisht për 14 ditë dhe do të vërë në dispozicion shkarkimin e tij një javë pas debutimit. Në vazhdim, trashëgimtarët e Prince do të vijojnë me lançimin fizik global të albumit. “Synimi ynë është ndarja e muzikës së Prince me fansat e tij, ashtu siç ai dëshironte”, – deklaroi Jay-Z. “Prince zgjodhi “TIDAL” si partner për “HITnRUN Phase One” dhe “HITnRUN Phase Tëo” dhe ne do të vazhdojmë të respektojmë dhe nderojmë dëshirat e tij”. Beteja ligjore mes “Tidal” dhe trashëgimtarëve të Prince nisi në nëntor 2016, kur shërbimi muzikor i Jay-Z paditi familjen për përjashtimin e streaming nga katalogu muzikor i artistit të ndjerë.

Të këshilluara

Erisa Xhixho bëhet nënë për here të dytë

Nënkryetarja e LSI-së e cila kohë më parë lajmëroi për shtatëzëninë e saj në spektaklin C’est la vie ka sjellë në jetë një vajzë me emrin Nikol. Po flasim për E...

13:15

Bella Hadid,sozia e Carla Bruni

Ndërkohë që së fundmi po përflitet për një rikthim me ish të dashurin, The Weeknd, diçka tjetër po tërheq vëmendjen. Ajo ka gjetur sozinë e saj dhe është një pe...

15:41

Justn Bieber, konfuz nga mesazhet e Selenës

Së fundmi mesa duket Justin është pushtuar nga një miks ndjenjash konfuze dhe kjo e thënë duke u bazuar në këngën që Selena prezantoi në publik në datën 10 maj ...

13:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI