Flash

Pas akuzave për trafikun e drogës nga vëllai i tij, reagon për herë të parë ministri Fatmir Xhafaj

Lapsi.al 16 May 2018
Pas akuzave për trafikun e drogës nga vëllai i tij, reagon

Ka reaguar për herë të parë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili prej disa ditësh ka zgjedhur të heshtë dhe të mos i kundërpërgjigjet sulmeve të vazhdueshme të opozitës për të vëllain Agron Xhafaj.

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama ka dhënë verdiktin për “fatin” politik të Ministrit të tij të Brendshëm, duke thënë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se qeveria dhe ai vetë nuk kanë ndërmend të “lëshojnë” për “gojën e ujkut” asnjë nga drejtuesit socialistë. Rama madje deklaroi se ai vetë ka kryer një “hetim” duke thënë se përgjimi audio që kompromentonte Agron Xhafajn, është një montazh i opozitës.

Por përveçse fjalëve të kreut të qeverisë, Fatmir Xhafaj ka folur gjithashtu, kësaj here pa praninë e medias. Mësohet se Fatmir Xhafaj i ka shprehur të gjithë deputetëve falënderimet e tij të posaçme për suportin që socialistët i kanë dhënë Ministrit të Brendshëm.

Ju shpreh mirënjohjen time për suportin që më keni dhënë mësohet t’i ketë thënë Xhafaj kolegëve socialistë. Kujtojmë po ashtu se po këtë të mërkurë, vëllai i Fatmir Xhafajt ka publikuar një letër të hapur, nëpërmjet të cilës ka bërë me dije se ka vendosur t’i dorëzohet drejtësisë italiane, e cila pas një hetimi pritet me interes që të publikojë dhe një “zgjidhje” mbi faktin se përse vëllai i Ministrit të Brendshëm, nuk ka vuajtur asnjë ditë burg nga ato 7 vite dëbim që i janë dhënë vite më parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI