Flash

Për 2 javë fillon vera, por si do të jetë moti?

Lapsi.al 16 May 2018
Për 2 javë fillon vera, por si do të jetë moti?

Vera e këtij viti nuk do të jetë edhe aq e nxehtë siç parashikohej. Kështu njofton agjencia prestigjoze e parashikimit të motit, Accu ëeather, ndërsa krijon edhe në tablo të kontinentit europian me karakteristikat që pritet të na shoqërojnë verën e vitit 2018.

Gjatë muajve të verës, pjesët e Evropës Perëndimore dhe Qendrore pritet të përjetojnë një periudhë të gjatë të nxehtësisë e shoqëruar me stuhi. Temperaturat e larta në 32 gradë do ta përfshijnë Lionin, Milanon, Firencen, Frankfurtin dhe Berlinin.

Mot i ngjashëm, megjithëse më i butë pritet edhe në zonën e Istrës. Ngrohja më ekstreme do të arrijë në 38 gradë në jug të Francës dhe Italisë Veriore.

Ndërsa pjesët e Evropës Qendrore dhe Perëndimore do të goditen nga disa stuhi të furishme. Po ashtu, kombinimi i temperaturave dhe lagështia që vjen nga Mesdheu do të shkaktojnë stuhi në Poloninë lindore drejt Republikës Çeke e në Bjellorusi.

Nga stuhitë rrezikohen edhe Praga, Varshava dhe Minsku. Stuhitë do të shoqërohen nga shiu dhe erëra të forta.

Po ashtu, Accuëeather paralajmëron se pjesë të Romës, Napolit, Tiranës dhe Sofjes do të goditen nga një stuhi e madhe që mund të shkaktojë përmbytje dhe rrezik për jetën.

Mot i nxehtë do të mbretërojë në Britani të Madhe, veriperëndim të Francës, Belgjikë dhe Holandë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI