Flash

Sherr banal mes të rinjve në Vlorë, plagosen dy vëllezërit adoleshentë

Lapsi.al 16 May 2018
Sherr banal mes të rinjve në Vlorë, plagosen dy

Plagosin me mjete shpuese dy vëllezër, policia arreston në flagrancë një te ri dhe shpall në kërkim një tjetër, si autore te ngjarjes. Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Serxhjo Bedinaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës shtetasi i mitur B.B. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit, M.G., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Të tre shtetasit e mësipërm, në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me mjete prerëse-shpuese, shtetasit N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, (vëllezër), banues në Panaja, Vlorë, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI