Flash

Berisha nxjerr SMS-të për Agron Xhafajn: Pjesë e bandës së Novoselës

Lapsi.al 17 May 2018
Berisha nxjerr SMS-të për Agron Xhafajn: Pjesë e bandës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa mesazhe nga ata që i quan “qytetarë dixhitalë” të cilët sipas tij japin informata për Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Berisha thotë se ministri i brendshëm ka mbrojtur trafikun drogës të kryer nga vëllai i tij.

Në një nga SMS-të e publikuar nga Berisha shkruhet: “Mirëmbrëma doktor. Doja t’ju informoja se ne muajin nëntor 2017, Agron Xhafa është ndaluar në Vlore nga shefi i krimeve Altin Hamitaj pasi kishte të dhëna se në makinën e tij kishte hashash.

Aty janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Fatmir Xhafa ka telefonuar Gent Shehajn direkt që është drejto i Policisë në Vlorë dhe e kanë lënë të ikë pa e kontrolluar fare. Te lutem shumë fshihe numrin tim po vendose ta publikosh. Ju uroj shëndet e një natë të mirë.”

Një tjetër SMS shkruan: “Prsh doktor. Doja të të vija në dijeni sepse sapo ra brenda me këmbët e veta ky ministri i mallëngjyer. Pa pyete njeherë me atë grupin e Novoselës kishte gisht vëllai i ministrit apo jo?”

Të këshilluara

Tërmeti 'lëkund' jugun e vendit

Lëkundje tërmeti janë ndierë ditën e sotme në Shqipëri. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Bolenë të Vlorës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe n...

18:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI