Flash

Paralajmërohet publikimi i videos së përgjimit të Agron Xhafajt

Lapsi.al 17 May 2018
Paralajmërohet publikimi i videos së përgjimit të Agron

Lulzim Basha paralajmëroi në parlament nxjerrjen e videos së përgjimit të Agron Xhafajt, përgjim të cilin Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj e mohuar si fals dhe të montuar. "Sot është dita të dëgjoni përsëri me zë dhe me figurë faktet e pakundërshtueshme se jo vetëm audiopërgjimi është autentik dhe nuk mund ta inspektojë atë vila e Surrelit, por edhe se dëshmitë dhe faktet për rolin e Agron Xhafajt si koka e krimit të organizuar janë të plota dhe të thella. Ajo që keni parë është maja e ajsbergut, edhe ajo që do të shikoni sot është ende mbi ujë. Nuk do të doja ta thoja këtë, por fjalët në gjuhën shqipe këto janë: Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj: "Nuk keni parë asgjë akoma!" u shpreh Basha.

Ndërkohë Partia Demokratike paralajmëroi një konferencë "të jashtëzakonshme" në orën 13:30 nga selia e saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI