Flash

Prokuroria mori në pyetje Albert Veliajn, para se të dilte dëshmia nga PD

Lapsi.al 17 May 2018
Prokuroria mori në pyetje Albert Veliajn, para se të dilte

Para se Albert Veliaj të bëhej personazh publik nga intervista e publikuar nga selia e PD, ai është identifikuar nga prokuroria. Madje, organi i akuzës e ka thirrur Albert Veliajn dhe e ka marrë në pyetje në lidhje me audio-përgjimin, ku bisedonte me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit.

Lajmi u bë publik nga gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit Opinion.

Kujtojmë se para se të dilte intervista e Albert Veliut nga selia e PD-së, ai u prezantua nga opozita si "Dëshmitari X" që kishte kryer audio-përgjimin. Emri i tij u mbajt i fshehtë të paktën publikisht, ndërsa Fatmir dhe Agron Xhafaj e mohuan ekzistencën e bisedës me një person të tillë. Kryeministri Edi Rama e quajti audio-përgjimin të falsifikuar, sipas një analize shkencore të kryer nga një agjensi e huaj, tha kryeministri.

Duket se versioni i qeverisë nuk është besuar nga prokurorët që pasi kanë kryer hetimet dhe kanë gjetur Albert Veliun, ish bashkëpuntor i Agron Xhafajt në shitjen e drogës.

Vetë Albert Veliaj tha se gjysëm ore pasi doli audio-përgjimi miqtë e Agron Xhafaj i kishin thënë të birit se "Babai të është bërë i njohur në Vlorë", ndërsa një ditë më pas, shefi i Krimeve të Vlorës kishte folur me të birin duke i thënë se "Do të të marrim në ruajtje babain".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI