Flash

PS për dëshminë e skafistit: PD është shndërruar në një organizatë kriminale

Lapsi.al 17 May 2018
PS për dëshminë e skafistit: PD është shndërruar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se PD-ja ka zgjedhur një mënyrë mafioze për denoncuar implikimin e vëllait të Fatmir Xhafajt në trafikun e drogës.

Sipas Ballës, Lulzim Basha është 'autori, regjisori dhe aktori i audio-përgjimit të montuar'. 

Duke folur nga Kryesia e Kuvendit, Taulant Balla u shpreh se paraqitja publike e personit që pretendon se ka qenë prezent në bisedën me Agron Xhafajn, është tregues i shndërrimit të PD-së në një organizatë kriminale që për të adresuar shqetësimet e saj përdor forma mafioze.

Deputeti socialist u shpreh se dëshmitari i Partisë Demokratike, Albert Veliu është një person me skedë të rëndë kriminale, i dënuar brenda  e jashtë vendit, dhe mashtrues.

"PD e ka paguar dëshmitarin dhe ka tentuar t'a nxjerrë jashtë vendit." - u shpreh Balla, i cili e cilësoi dëshminë e sotme të publikuar nga PD si shantazh ndaj shtetit.

“Lufta politike ka shkuar edhe në ekstremet më të mëdha të një konflikti politik, por në asnjë vend nuk ishte parë që një parti politike të përfshihej në një skemë të mirëfilltë kriminale. Deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të grupeve kriminale, te cilët shfrytëzonin interesin e një partie politike, në rastin konkret të PD, për të denoncuar raste që ndikojnë kundër qeverisë.

Ajo çka ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë prezent në bisedën e publikuar nga PD, është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë kriminale që përdor forma mafioze të adresimit të shqetësimeve të tyre.

Basha është autori, regjisori dhe aktori i video-përgjimit të montuar, me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimmarrjen e vendeve të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Nuk ia vlen aspak të debatosh për vërtetësinë e deklarimeve të një njeriu, që duket qartë se është një mashtrues tepër i rëndomte, i dënuar disa herë për disa vepra penale nga më të ndryshmet”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Tërmeti 'lëkund' jugun e vendit

Lëkundje tërmeti janë ndierë ditën e sotme në Shqipëri. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Bolenë të Vlorës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe n...

18:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI