Flash

Vdekja e 27-vjeçarit në paraburgim/ Berisha: Racistët me uniformë torturuan të riun deri në vdekje

Lapsi.al 17 May 2018
Vdekja e 27-vjeçarit në paraburgim/ Berisha: Racistët me

Sali Berisha deklaroi se 27-vjeçarirom që humbi jetën në qelitë e paraburgimit në Korçë ditën e sotme është torturuar në mënyrë çnjerëzore deri në vdekje për të pranuar akuzat për vjedhje.

Sipas ish-kryeministrit, ky është një akt mizor dhe racist që dëshmon fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha i bëri thirrje komunitetit rom dhe mbarë qytetarëve që të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme, siç e quan ai, "këtë regjim kriminelësh të urryer".

POSTIMI: 

Masakrohet barbarisht deri në vdekje nga racistët, kriminelët me uniformë babai i tre fëmijëve, Enea Ftoi!

Të dashur miq, racistët e kriminelët me uniformë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jeten si xhelat të riut 27 vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e komisariatit të Korçës.

Ai ishte futur në qelitë e Komisaritit para tre ditesh me akuzë për vjedhje dhe torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Enea Ftoi dhe të gjithë komunitetit rom të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt mizor e raciste që dëshmon fytyrën e vertetë të narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës.

Me këtë rast i bëj thirrje kominitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme këtë regjim kriminelësh të urryer! sb

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI