Flash

Vjen reagimi i parë nga PS për rrëfimin e dëshmitarit në audio-përgjimin e Agron Xhafajt

Lapsi.al 17 May 2018
Vjen reagimi i parë nga PS për rrëfimin e dëshmitarit

Pas dëshmisë së Albert Veliut, dëshmitarit në audio-përgjimin e Agron Xhafajt, vjen edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Deputeti Pjerin Ndreu shkruan në Facebook se Veliu është keqpërdorur në mënyrë vulgare dhe nuk tha asgjë të re nga ato që ka thënë opozita këto ditë.

Rrëfimi i plotë/ Skafisti rrëzon alibinë e Ramës dhe Xhafajt për trafikun e drogës 

Deklaratën e sotme të Albert Veliut, i cili tregoi njohjen me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, deputeti Ndreu e krahasoi me estradën.

POSTIMI I PLOTË:

Ky tipi qe u dekonspirua dhe u keqperdor ne menyre vulgare nuk tha asgje te re nga ata qe opozita ka thene e sterthene gjithe keto dite ! Por ajo qe me ben pershtypje eshte qe si mundet te jete kaq qesharak profili i viagruar i Lul Bashes me nje njeri me personalitet te dyshimte, i denuar per droge dhe mashtrim, me gjendje te mjeruar ekonomike, dhe qe na paska provoku se nuk kishte qellim te conte hashash ! Drejtesia duhet te veje gjerat ne vendin e vet dhe te zbardhe situaten qe me vidion e sotme me ngjan me shume me estraden e ushtrit dikur e nje kohe ! Padashur sot opozita beri outogol duke tregu partneret e vete ne lufte per pushtet !

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI