Flash

Zaev dhe Tsipras bien dakord për emrin e ri të Maqedonisë

Lapsi.al 17 May 2018
Zaev dhe Tsipras bien dakord për emrin e ri të Maqedonisë

Pas samitit të Sofjes mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, gjatë punimeve të të cilit janë zhvilluar edhe takime dypalëshe si ai mes kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, për zgjidhjen e ngërçit disavjeçar mbi emrin e Maqedonisë.

“Besoj se kemi përshkuar pjesën më të madhe të distancës, por kemi ende për të përshkuar. Nuk jemi ende në pozicionin për të folur mbi një marrëveshje”, - u shpreh kryeministri grek, Alexis Tsipras.

“Kemi diskutuar një zgjidhje “specifike” për mosmarrëveshjen e emrit, që do të ishte e pranueshme për të dyja palët, por duhet të zhvillojmë bisedime më të thella në vendet tona respektive”, - tha Zaev pas takimit.

Zgjidhja “specifike”, siç raporton gazeta “Koha” bazuar në burimet e saj diplomatike në Shkup, duket se është “Ilindenska Republika Makedonija”, e cila shihet si e pranueshme nga të dyja palët.

Megjithatë, deri në zyrtarizimin e saj do të duhet ende kohë, pasi duhet siguruar edhe miratimi nga palët opozitare të të dyja vendeve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI