Flash

Basha mbledh aleatët, diskutohet strategjia e opozitës për dorëheqjen e ministrit Xhafaj

Lapsi.al 18 May 2018
Basha mbledh aleatët, diskutohet strategjia e opozitës për

Lulzim Basha ka mbledhur në këto momente, në selinë e PD, aleatët e PD.

Në këtë takim të pranishëm janë aleatët opozitarë të demokratëve në parlament, dhe në qendër të takimit do të jetë aksioni opozitar pas akuzave dhe kërkesën për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Një ditë më parë, opozita bllokoi Parlamentin, ndërsa paralajmëroi protesta për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm.

Po një ditë më parë, demokratët publikuan edhe një intervistë, me audio dhe video, të dëshmitarit X, tashmë të prezantuar me emrin Albert Veliu.

Opozita pritet të dalë pas kësaj mbledhje, me një qëndrim për hapat që do të ndjekë në vijim ndërsa pritet edhe një dalje për mediat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI