Flash

Dëshmitari X i audiopërgjimit, Albert Veliu, flet Fatmir Xhafaj: Qytetari dixhital i sajuar

Lapsi.al 18 May 2018
Dëshmitari X i audiopërgjimit, Albert Veliu, flet Fatmir Xhafaj:

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa e ka quajtur dëshmitarin X si një qytetar dixhital të sajuar, ndërsa për të është e rëndësishme të bëjë detyrën.

“Dua t’ju them një gjë që këtu jemi në vendin e task force speciale kurse atje në vendin e sajesave dixhitale. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për prokuroi speciale dhe polici speciale. Detyra e tyre për qytetarin dixhital të sajuar. Për mua është e rëndësishme të bëj detyrën”, tha ai.

Bashkë me ambasadoren gjermane ministri i Brendshëm vizitoi task forcën speciale të operacionit “Forca e Ligjit” dhe atë “Anti Skifter”.

“Sapo pata një vizitë në ambientet e Task Forcës. Qëllimi i vizitës ishte që të informohem për punën e bërë nga Task Forca. Mund të them që dal me përshtypje shumë pozitive. Ne kemi filluar tashmë bashkëpunimin e ngushtë me Task Forcën. Kemi arritur rezultatet e para dhe do të vazhdojmë që ta mbështesim aktivisht këtë Task Forcë. Dua të theksoj që lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritetet kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në drejtim të integrimit në BE. Është diçka shumë e rëndësishme dhe dua që të them që ne do të vazhdojmë që të mbështesim në këtë drejtim”, u shpreh ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI