Flash

Fatmir Xhafaj nuk i përgjigjet dëshmisë së Albert Veliut, e quan "qytetar dixhital"

Lapsi.al 18 May 2018
Fatmir Xhafaj nuk i përgjigjet dëshmisë së Albert Veliut, e

Fatmir Xhafaj nuk pati asnjë koment për akuzat e rënda që iu bënë për të vëllain nga Albert Veliu dhe as për implikimin e policëve të tij nga dëshmia e ish skafistit që pranoi se kishte qenë pjesë e një tentative për të trafikuar drogë drejt Italisë.

"Këtu jemi në vendin e task Forcës speciale atje në vendin e sajesave dixhitale, unë do të vazhdoj të punoj për Task Forcën speciale, për Prokurorinë Speciale, ata le të merren me qytetarin dixhital të sajuar, unë kam zgejdhur këtë rrugë, ata kanë zgjedhur atë rrugë" u shpreh Fatmir Xhafaj, që kishte në krah, ambasadoren gjermane, e cila vizitoi Task Forcen speciale dhe i dha mbështetje Ministrit të Brendshëm.

Në reagimin e Xhafës bie në sy përdorimi i termave të Sali Berishës, si "qytetari dixhital", megjithëse tek Albert Veliu nuk kishte asgjë dixhitale. Ish skafisti tha se vëllai i ministrit vazhdonte të komandonte trafikun e drogës në Vlorë dhe në dëshminë e tij implikoi edhe policët e Vlorës, sipas një skenari të ngjashëm me atë të Saimir Tahirit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI