Flash

Kryeminsitri Tsipras flet për negociatat Shqipëri-Greqi: Optimist se mund të kemi rezultat pozitiv

Lapsi.al 18 May 2018
Kryeminsitri Tsipras flet për negociatat Shqipëri-Greqi: Optimist se

Në një konferencë shtypi në Sofje gjatë samitit të liderëve të BE dhe Ballkanit perëndimor kryeministri grek Aleksis Tsipras deklaroi se negociatat me Shqipërinë po vazhdojnë dhe i karakterizoi ato tepër të vështira.

“Duhet te keni parasysh se me Shqipërinë po zgjidhim çështje nga Lufta e 2 Botërore, kemi ende ne fuqi Ligjin e Luftës, kemi temën e zonave ekonomike qe është shumë e rëndësishme dhe një sere temash te tjera, midis tyre dhe te drejtat e minoritetit grek. Jemi ne rruge te mbare. Jam (nuk do përdor fjalën -i sigurt) por shume optimist qe mund të kemi rezultat pozitiv dhe në këto negociata deri në fund të qershorit."

Tsipras sqaron gjithashtu se fillimi i negociatave mes Shqipërisë dhe BE nuk do të varen vetëm nga marrëveshja Shqipëri-Greqi dhe pohon se ndryshe nga Greqia ka disa shtete që ende nuk janë të bindur për Shqipërinë.

“Nëse Shqipëria merr dritën jeshile për çeljen e negociatave nga BE, është një procedure që nuk varet vetëm nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë. Është një çështje e rajonit dhe me gjere, e cila do na mbajë dhe me shumë të angazhuar sa më shumë i afrohemi Samitit të qershorit, por ka disa shtete qe kane vlerësim ndryshe ndaj kësaj”, tha Tsipras.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI