Flash

Pas Sofies / Rama më pesimist se kurrë për hapjen e negociatave

Lapsi.al 18 May 2018
Pas Sofies / Rama më pesimist se kurrë për hapjen e negociatave

 

Edi Rama ka folur këtë të premte me nota tejet pesimiste për objektivin e hapjes së negociatave nga samiti i vendeve të Ballkanit perendimor me BE-në. Kryeministri ka përmendur shkaraz atë që e konfirmuan shumë media ndrkombëtare, se liderët kryesorë të Europës ishin pak të preokupuar për zgjerimin, por ai ka thënë se ka bërë çështë e mundur që të shfrytëzojë edhe mbledhjen zyrtare edhe drekën informale, për të folur për ‘hallin” e Shqipërisë.

Por, pasi ka informuar për këto përpjekje kryeministri ka nënvizuar se « ererat kundër zgjerimit nuk ndihmojnë », se rasti maqedonas që kërkon hapjen e negociatave njësoj si Shqipëria “mund të bëhet pengesë edhe për ne”, se “Shqipëria e ka bërë punën e saj me marrjen e rekomandimit pozitiv nga Brukseli”, por faji është i Evropës që është futur “në cirkun e lagu se lagu”.

Ndonëse ka theksuar se është optimist Rama, ka pranuar se “procesi nuk është më në dorën e qeverisë shqiptare”.

Po të shikohet e plotë fjala e Ramës në konferencën për shtyp, duket se vendin kryesor aty e zënë më tepër alibitë, për politikat e Evropës, për punët e saj të brendëshme, ‘për një vend të vetëm që mund të prishi vendimin e 27 të tjerëve” gjë që tregon se kryeministri më shumë ka vënë theksin në pjesën e justifikimeve për mosmarrjen e statusit.

Po t’i shtohet kësaj edhe fakti se Rama nuk harron kurrë të fajësojë opozitën se po bën çështë e mundur që të hedhë baltë ndaj Shqipërisë për të penguar objektivin e qershorit, një gjë është e qartë: kryeministri po përgatit të gjithë terrenin e mundshëm që të justifikojë dështimin e muajit të ardhshëm. Konferenca e sotme në Rinas ishte hapi më i dukshëm i përgatitjes së kësaj strategjie.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI