Flash

Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

Lapsi.al 18 May 2018
Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret

Edi Rama është sjellë si rrugaç ndaj gazetares Ambrozia Meta duke u përpjekur ta ofendojë të fyeje dhe ta intimidojë duke i përmendur faktin e thjeshtë se edhe pronari i saj Tv Fax News ka një problem me vëllain njësoj si ai i Fatmir Xhafës (shiko te pote kronikat te shkrimet poshte).

VIDEO/ Gazetarja Meta e nxjer Ramën nga binaret. E bën të braktise konferencën

Rama kapet me gazetaren edhe pas konferences: Ti të kesh turp

Gazetarja Meta me qetësi dhe profesionalizëm insistoi disa herë në pyetjen e saj duke këmbëngulur në faktin e thjeshtë se a nuk gjente dot PS ndonjë ministrër të brendëshëm që nuk ka familjarë të lidhur me trafikantët e drogës. « Pyet pronarin, ti ke ardhur këtë të bësh propagandë » ishin përgjigjet intimiduese të Ramës. Në fund të këtij dialogu disa minutësh kryeministri nuk rrezistoi dot dialogut me gazetaren e akult dhe serioze qe nuk i lëvizte qerpiku, dhe u largua duke braktisur konferencën e shtypit. Ai demostroi një fraxhilitet psikologjik dhe paftësi të theksuar për tu përballur me pyetjet duke bërë gabimin trashanik të gjithë liderve të çekuilibruar që përcaktojnë “pyetjet e fajshme”. Rama tregoi edhe njëherë që ai nuk ka aftësinë për tu përballur me mendimin kritik. Një ditë më parë në një shkrim opinion Fatos Lubonja kishte vërejtur se Rama vuan nga çrregullime psikike: “Gjykoj se në thelb kemi të bëjmë me kriza që vijnë nga rëndimi i sëmundjes së tij psikike, që po manifestohet gjithnjë e më rëndë si kriza politike e vendimmarrjeve të tij të mbrapshta dhe anasjelltas.

Them kriza psikike pasi, sipas studiuesve që merren me sëmundjen e çrregullimeve të narcizizmit pervers që ka Rama, personi që e gjen të keqen gjithnjë te të tjerët, që i akuzon ata se vetëm gënjejnë kur thonë ndonjë gjë kundër tij apo punëve të tij, është në një hall të madh psikologjik. Sipas këtyre studiuesve, narcizizmi pervers, si sëmundje, manifestohet në formën e krijimit nga i sëmuri të një imazhi të rremë të vetvetes, të një “uni glorioz” – si nevojë vetëmbrojtjeje psikologjike ndaj dobësive dhe pasigurive që ka thellë vetes – dhe problemi i problemeve të tij është se ai lufton ta mbajnë në këmbë me çdo çmim këtë imazh, edhe duke gënjyer, intriguar, mashtruar, manipuluar, pasi rënia e këtij imazhi i shkakton një rënie të padurueshme psikologjike” (poshte shkrimi i plote).

Lubonja për rastin Xhafaj/ Pse Rama gënjen gjithnjë e më trashë

Ndoshta kjo lloj padurueshmërie e detyroi atë sot të braktisë konferencën për media dhe te largohet i nervozuar nga salla plot me reportere duke i bertitur gazetares edhe pasi ishin mbyllur kamerat: ti te kesh turp .

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=acD683gCW2Q

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI