Flash

Tepelenë, udhëtonin me 31 kg kanabis në makinë, tre të arrestuar

Lapsi.al 18 May 2018
Tepelenë, udhëtonin me 31 kg kanabis në makinë, tre të

Policia ka arrestuar tre persona pasi u kapën më 31 kg kanabis në Tepelenë.

Të arrestuarit janë Klerdi Graçi, 33 vjeç, Aulon Milo, 31 vjeç dhe Aleksandros Vasili, 26 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel në aksin rrugor Bënçë-Progonat , në afërsi të fshatit Bënçë. Drejtuesi i Opel arriti që ti largohej policisë ndërsa pasagjer ishte Klerdi Graçi.

Në makinë u gjet 31.45 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

"Ndërsa shtetasit Aulon Milo, Aleksandros Vasili dhe E.ZH bënin hapjen e rrugës me automjetin tip Audi, me targa AA 204 SL dhe me automjetin tip Jeep pa targa,"-raporton policia.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe mjetet.

Si edhe po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të cilët i janë larguar punonjësve të policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI