Flash

Basha i del në krah gazetarit Olldashi: Agron Xhafaj është bosi i drogës në Vlorë, prokuroria thotë nuk e kapim dot

Lapsi.al 19 May 2018
Basha i del në krah gazetarit Olldashi: Agron Xhafaj është bosi i

Deklarata e gazetarit Jetmir Olldashi u transmetua sot publikisht edhe nga Partia Demokratike. Ashtu si me rastin e dëshmitarit X, kryedemokrati Lulzim Basha e la të përsëritet fjalën e tij dy herë në monitorin e ngritur enkas në sallën e konferencave për shtyp.

Pas kësaj dëshmie, kryeopozitari Basha tha se nuk ka më dyshime që Agron Xhafaj është bos i drogës në Vlorë. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama u bë pjesë e komplotit për largimin e tij nga Shqipëria me qëllim që prokuroria ta kapte.

“Kjo është e vërteta, jo gënjeshtrat e Fatmir Xhafajt as mashtrimet kriminale të Ramës. Ai gënjeu edhe dje paciptësisht se ekspertizën ia bëri në Surrel dhe i ka dalë false. Kur gazetarët ia kërkuan se në cilën agjenci ia ka bërë analizën, ai heshti. Ai është pjesë e këtij komploti për të mbuluar këtë histori. Agron Xhafaj është bosi i drogës në Vlorë, ndaj ai u përcoll në fshehtësi të plotë dhe me urgjencë që prokuroria të thotë ne nuk e kapim dot”, - tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI