Flash

Vdekja në paraburgimin e Korçës, dy policë në hetim, akuzohen se kanë ushtruar dhunë mbi 27-vjeçarin

Lapsi.al 19 May 2018
Vdekja në paraburgimin e Korçës, dy policë në hetim,

Pas ngjarjes së rëndë, vijojnë të mbeten të paqarta rrethanat në të cilat humbi jetën 27-vjeçari nga Korça, Enea Ftoj. Nën hetim janë vendosur dy punonjës policie të cilët akuzohen nga familjarët se kanë dhunuar babain e tre fëmijëve duke i shkaktuar vdekjen.

Dy ditët e ardhshme priten dhe konkluzionet e autopsisë mbi shkaqet që sollën ngjarjen e rëndë në qelitë e paraburgimit në Korçë. Ndërkohë sipas Policisë së Korçës bëhet me dije se 27-vjeçari, pasi është ndaluar nuk ka pranuar të marrë qetësues, për të cilat mjeku i kishte dhënë rekomandim.

Enea Ftoj është gjetur i pajetë rreth orës 7 të mëngjesit të së enjtes nga punonjës të komisariatit, ndërsa në orën 9 të po asaj dite ai do të dilte para trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat në brendësi të komisariatit, ndërsa policia hedh poshtë pretendimet se ndaj 27 vjeçarit është ushtruar dhunë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI