Flash

Ata që largohen nga Vettingu mbeten pa profesion, i hiqet e drejta e avokatisë

Lapsi.al 21 May 2018
Ata që largohen nga Vettingu mbeten pa profesion, i hiqet e drejta e

Magjistratët të cilët pezullohen apo përjashtohen nga sistemi për shkak të ligjit të vettingut, nuk do të mund të marrin as liçensën e avokatit. Ky ishte propozimi i artikuluar në komisionin e ligjeve që tejkalon edhe masat disiplinore të sanksionuara në ligjin e rivlerësimit kalimtar.

Prokurorët dhe gjyqtarët qe nuk kalojne vettingun, nuk duhet te ushtrojne as profesionin e avokatit. Kërkesa u artikulua nga deputeti socialist Bashkim Fino gjatë diskutimit të ligjit për avokatinë.

“Po gjithë këta prokurorë e gjyqtarë që dalin nga vetingu të dënuar mund të bëhen pjesë e dhomës së avokatisë. Unë them se jo, mund të bjnë punën e avokatit, kur ata ikin nga vetingu. Duhet të jetë e shkruar në këtë nen. Faktikisht nuk është. Ose do ta lëmë ose hajde bëjmë diskutime, sepse unë kam shumë rezerva për këtë nen”.

Ligji për rivlersimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si ligji i vettingut parashikon disa masa disiplinore për ata të cilët ngelin në një, apo të tre provimet e rivlerësimit, atë të figurës, financiar dhe profesional. Pezullimi dhe shkarkimi nga detyra i magjistratit, sipas ligjit, nuk parashikon ndalimin e marrjes së titullit të avokatit, por ky propozim i deputetit Fino, i pakundërshtuar aty për aty as nga kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhija, pritet të diskutohet sërisht në mbledhjen e radhës së komisionit rreth këtij projektligji./abcnews

Të këshilluara

Kapen 86 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarë

Një sasi prej 86 kg kokainë është sekuestruar në qytezën spanjolle Benalmaden në Malaga dhe katër shqiptarë janë arrestuar, sipas medieve lokale. Shqiptarët e a...

17:28

Grabitje me armë në Tiranë

Është grabitur një pikë bastesh në Tiranë. Grabitja ka ndodhur në rrugën ‘Irfan Tomini’ në orët e para të mëngjesit, ku një person me armë dhe i maskuar është f...

15:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI