Flash

Braçe sherr me gazetaret, nxjerr nga komisioni reporteren e Report Tv

Lapsi.al 21 May 2018
Braçe sherr me gazetaret, nxjerr nga komisioni reporteren e Report Tv

Nervat e akumuluara nga sherri me deputetët e opozitës për vëllain e Fatmir Xhafajt, Erjon Braçe ia ka nxjerrë gazetarëve.

Në një moment kur ka dëgjuar gazetaret të qeshin, Braçe iu është drejtuar gazetares së News24, Marsela Karapanço me fjalët "Mos rënko ti aty", ndërsa kur ka parë atë të Report Tv, Esiona Konomi duke qeshur e ka nxjerrë jashtë: “Ti me syze, dil pak përjashta, dil përjashta që të kuptosh se ka etikë këtu. Shkoj bëje te PD këtë që bëre këtu’’.

Të dyja gazetaret kanë dalë jashtë në heshtje, ndërsa të tjerët vazhduan të ndjekin Komisionin e Ekonomisë.

Prej disa ditësh në komisionet parlamentare, deputetët e opozitës kanë vetëm një temë për të diskutuar, atë të vëllait të Ministrit të Brendshëm të përfshirë në trafik droge dhe kjo ka shkaktuar nervozitet tek deputetët socialistë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI