Flash

Deklarata e fortë e Flamur Nokës: Do publikojmë përgjim tjetër për Xhafën, të shtunën largojmë qeverinë

Lapsi.al 21 May 2018
Deklarata e fortë e Flamur Nokës: Do publikojmë përgjim

PD vazhdon me luftën e saj ndaj Fatmir dhe Agron Xhafës duke paralajmëruar edhe publikime të reja për këtë rast. Ky debat është zhvendosur edhe në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me tensione dhe debate.

Deputeti i PD, Flamur Noka paralajmëroi se së shpejti PD do publikojë përgjim të ri për vëllain e ministrit Xhafaj dhe se sipas tij nuk është rastësi që Agron Xhafa iku në Itali, pasi do që t’i shpëtojë drejtësisë në Shqipëri.

Deputeti i PD tha se opozita do kërkojë të shtunën gjatë protestës së paralajmëruar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi në të kundërt do iki edhe kryeministri me qeverinë.

“Nuk është rastësi që Agron Xhafaj iku në Itali, pasi ishte lëvizje për t’i shpëtuar drejtësisë në Shqipëri. Agron Xhafajn duhej ta përfshinte ligji Anti-mafia. Kjo qeveri përfaqëson votat e trafikantëve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk largojmë ministrin e Brendshem, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin.” – tha Noka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI