Flash

Intervista video / Rama refuzon të shpjegojë detaje për verifikimin e përgjimit

Lapsi.al 21 May 2018
Intervista video / Rama refuzon të shpjegojë detaje për

Edi Rama sërish ka refuzuar të përgjigjet se si e bëri ai analizën shkencore të videopërgjimit, pa pasur zërin e Agron Xhafajt dhe atë të denoncuesit të tij në audio përgjim (ato i ka vetëm prokuroria).

Prej ditësh vendi është përfshirë nga një nën debat që gëlon mes debatit të madh për përgjimin e Agron Xhafajt: A e ka bërë vërtet ekspertizën kryeministri në një laborator të huaj shkencor? Ku i ka gjetur ai zërat origjinalë që i zotëron vetëm prokuroria? Po nëse i ka marrë prej saj, a mos është kjo prova më dikekte se institucioni i Arta mrkut është një shtojcë e qeverisë?

Lexo më tej:

Një rrugë për të kuptuar të vërtetën për dosjen Xhafa

Por pavarësisht nga mungesa e përgjigjeve nën presioni e intervistës në ABC, Rama ka lëshuar një frazë që për shumë specialistë të kriminalistikës mund të konsiderohet si një faull.

Rama ka pranuar se laboratori i huaj pa emër ka bërë një analizë në bazë të materialit të incizuar nga transmetimi në TV. Po a është e mundur një gjë e tillë? Deri më tani ekspertët e fushës thonë që jo. I vënë në këtë pozitë të vështirë kryeministri gjithsesi është detyruar të pranojë se gjithkush është i lirë të mos e besojë këtë "provë të pambështetur".

Përballë insistimit të gazetares Mirela Milori ai ka pranuar të thotë se në fund të fundit ky është vetëm opinion i tij. “Eshtë e kotë të insistoj në këtë, sepse në fund të fundit, kjo është fjala e një pale dhe çfarëdo detaji të jap unë, nuk përbën argument për atë që ka dyshime" Rama u përbetua se e vërteta do të dalë vetëm pasi të shprehet në një laborator shkencor i një vendi partner perendimor. Pasi tha këtë Rama hodhi dhe dorashkën e sfidës. Nëse audiopërgjimi del i vërtetë duhet rishikuar pozicioni im, por nëse del e kundërta duhet rishikuar veprimi i një strukture kriminale ndëshkimit të së cilës i duhet shkuar deri në fund.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI