Flash

Silvio Berlusconi, ngacmon gjatë takimit vajzën e koordinatorit të partisë së tij (VIDEO)

Lapsi.al 21 May 2018
Silvio Berlusconi, ngacmon gjatë takimit vajzën e koordinatorit

Silvio Berlusconi është rikthyer në vëmendje pasi Gjykata e Milanos i dha atij një rehabilitim politik, duke e bërë përsëri një kandidat. Në një nga shfaqjet e para publike ai u rikthye sërish me “gafat e tij seksuale”.

Në Valle d’Aosta ku dje është votuar për administratën, në fund të një takimi koordinatori rajonal i “Forza Italia”, Massimo Lattanzi i ka ofruar dy dhurata liderit të partisë, një pikturë dhe një kalë tipik qeramike. Ka qenë një vajzë e re që i ka dorëzuar dy dhuratat Berlusconit. Gjithçka ishte normale deri në momentin që ai ka lëshuar deklaratat e tij të bujshme. Duke parë vajzën dhe dhuratat, Silvio u shpreh: “Mund të zgjedh? Sepse unë preferoj atë” (i referohet vajzës). Ka qenë një moment sikleti dhe vajza ka buzëqeshur e sforcuar, për t’u larguar më pas. Por siç duket lideri i “Forza Italia” nuk e ka ditur kush është kjo vajzë. Ka qenë koordinatori i partisë që ishte në skenë me të, që i ka thënë: “Ajo është vajza ime”.Vajza sigurisht që është zënë ngushtë por babai i saj e ka kaluar me shaka:“Keni gusto të mirë”.Mendoni se Silvio ka kërkuar falje, apo ka ndërruar temë? Jo ai ka marrë mikrofonin dhe ka thënë: “Çfarë duhet të shpikim që të jemi edhe një herë të rinj?”. Pra, Silvio Berlusconi u kthye në fushë por nuk e humbi dëshirën për të bërë shaka e sidomos me vajza e bukura. https://www.youtube.com/watch?v=CpBcXch8Eqs

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI