Flash

Kryemadhi: Arsyeja e vërtetë pse Rama nuk e do Shqipërinë në BE

Lapsi.al 22 May 2018
Kryemadhi: Arsyeja e vërtetë pse Rama nuk e do Shqipërinë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se Edi Rama nuk dëshiron një Shqipëri pjesë të Bashkimit Europian.

Kryemadhi argumenton se sa më afër BE-së të jetë Shqipëria, aq më shumë do të ketë kontroll nga ndërkombëtarët.

"Ai do që të zgjasë akoma më shumë agoninë e grabitjes së vendit." - u shpreh Kryemadhi, ndërsa shtoi se Rama nuk mund të mbrohet më, dhe se protesta e të shtunës do të rrëzojë kryeministrin socialist nga pushtetit.

“Beteja jonë do të finalizohet me protestën e së shtunës. Ky kryeministër është modeli më i shëmtuar që ne i ofrojmë sot të rinjve shqiptarë. Të rinj e të reja po provojnë qeverisjen e keqe që ka përfshirë të gjithë Shqipërinë. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve t’u bashkohemi protestës së opozitës, për të protestuar kundër arrogancës së këtij kryeministri të bërë njësh me krimin.

Opozita është për një Shqipëri sa më afër Bashkimit Europian, por Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të krimit nuk duan të ndodhë. Se po ndodhi hyrja në BE, aq më shumë do kontrollohet nga ndërkombëtarët. Ai do që të zgjasë akoma më shumë agoninë e grabitjes së vendit.

Rama nuk është Zot as i Shqipërisë as i shqiptarëve, me prokurorë që i lëpihen për Vettingun e tyre, të protestojmë ndaj kësaj qeveri të kapur. Nuk ka më Zot ta mbrojë Ramën,” u shpreh Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI në rrethe.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI