Flash

VIDEO/ Zbulohet lokali ku u përgjua vëllai i Fatmir Xhafës

Lapsi.al 22 May 2018
VIDEO/ Zbulohet lokali ku u përgjua vëllai i Fatmir Xhafës

Audio përgjimi midis Albert Veliut dhe Agron Xhafës, dyshohet se është bërë në katin e dytë të një pallati, ku ndodhet një bar-kafe. Ky lokal njihet prej shume vitesh, si pronë e vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Vendi ku thuhet se u realizua audio-përgjimi midis Albert Veliut, ose i njohur ndryshe si Babalja me të supozuarin vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafa, është një ambient ku shërbehet kafe, në katin e dyte të një pallati, përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.

Vlonjatët e njohin prej shumë vitesh si pronë e Agron Xhafës, zëri i të cilit hamendësohet se ishte në audio përgjimin, në bashkëbisedim me Babalen për afera të trafikut të kanabisit.

Në lokalin “Miami”, vazhdohet të shërbehet.

Fqinjet i thanë ABC News se klientela nuk ka pësuar rënie. Sikurse ai nuk është mbyllur asnjë ditë megjithëse tashmë dyshohet si strofka ku u gatua përgjimi që shkaktoi skandal.

Në kohën kur u regjistruan zërat mes Babales që kërkonte drogë për të dalë nga gjendja e tij e vështirë ekonomike, dhe sipas tij, Agron Xhafës, kanë qenë dhe persona të tjerë, por që identiteti i tyre nuk bëhet publik.

Gazetari Jetmir Olldashi i cili ka pranuar se ishte një investigim prej tij, nuk ka qenë prezent në procesin e audio përgjimit dhe as e ka parë dhe njeh Agron Xhafën.

Olldashi ka folur për median se koha kur u realizua audio-përgjimi ishte tetori i vitit të kaluar, kurse PD e bëri publike në datë 14 Maj.

Dy ditë më pas vëllai i Ministrit Xhafa përmes një letre publike mohoi të ishte zëri i tij. Ai dha një deklarim në prokurori dhe më pas iu vetëdorëzua policisë italiane në aeroportin e Rinasit.

Një ditë më pas PD transmetoi intervistën që gazetari Olldashi kishte realizuar me Babalen, i cili tregoi se kishte vepruar për hakmarrje dhe se zëri tjetër ishte i ish-shokut të tij Agron Xhafa. Në Vlorë familjarët e Babales apo të Albert Veliut janë larguar nga banesa, por në “Miami bar” klientela vazhdon.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI