Flash

Hapja e negociatave, Tanja Fajon: Franca e shqetësuar nga azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria

Lapsi.al 23 May 2018
Hapja e negociatave, Tanja Fajon: Franca e shqetësuar nga

Qëndrimi i Presidentit francez Emmanuel Macron pak ditë më parë se BE duhet të reformohet para se të zgjerohet vijon që të shkaktojë reagime. Së fundmi ka qenë eurodeputetja Tanja Fajon, e cila ka dalë në krah të kërkesës së vendeve të Ballkanit për t’u bërë pjesë e BE.

“Ndonjëherë më duket se Macron nuk është mjaft i vetëdijshëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe pse zgjerimi është i rëndësishëm për të gjithë Evropën.

Franca ka një qëndrim të vendosur mbi zgjerimin dhe është e shqetësuar nga siguria dhe çështja e azilkërkuesve, shumica e të cilëve ende vijnë nga Shqipëria dhe Kosova.

Megjithatë, shpresoj se Franca do të zbutë qëndrimin e saj edhe mbi çështjen e Shqipërisë”, shkruan Tanja Fajon.

Franca, Gjermania dhe Holanda janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI