Flash

Kryeparlamentari i Maqedonisë viziton shqiptarët e Preshevës

Lapsi.al 23 May 2018
Kryeparlamentari i Maqedonisë viziton shqiptarët e Preshevës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi nesër do të qëndrojë për vizitë në komunën e Preshevës.

Qëndrimi i tij në këtë komunë shqiptare realizohet në kuadër të vizitës dyditëshe në Serbi, ku sot zhvillohen në Beograd takimet e nivelit të lartë me autoritetet serbe, informon INA.

Nesër në Preshevë, Xhaferi do të takohet me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi dhe kryetarin e Kuvendit komunal, Sami Salihu. Në fokusin e kësaj vizite do të jetë njohja me gjendjen e shqiptarëve në këtë komunë si dhe nisma të përbashkëta për bashkëpunim ndërshtetëror që mund të iniciohen dhe mbështeten nga Kuvendi i Maqedonisë.

Mediat lokale në Preshevë kanë shkruar se Arifi do të kërkojë nga Xhaferi përkrahje për hapjen e pikës së kalimit kufitar Miratoc – Llojan që lidh dyja vendet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI