Flash

Kukës, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, bllokohet kalimi mbi urën e Drinit të Zi

Lapsi.al 23 May 2018
Kukës, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, bllokohet kalimi

Mëngjesin e kësaj të mërkure është bllokuar aksi rrugor mbi urën e Drinit të Zi, që lidh Rrugën e Kombit, për shkak të transportimit drejt Kosovës të materialeve të prodhimit të energjisë me erë, nga 10 trajlera me gjatësi 30 metra secili.

Kalimi i tyre në këtë urë ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve. Policia Rrugore e Kukësit ndodhet në vendngjarje, në përpjekje për të menaxhuar situatën e rëndë të trafikut.

Kompania që mirëmban Rrugën e Kombit, ndërkohë, për të lehtësuar kalimin e automjeteve ka bërë edhe zbërthimin e mbrojtëseve anësore të urës.

Të këshilluara

Aksident me vdekje, humb jetën 51-vjeçarja

Një grua 51-vjeçare ka humbur jetën në një aksident rrugor në Fier. Raportohet se shtetasja L.K. ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makin...

21:44

Rama nis provokimet me protestën e opozitës

Katër ditë para protestës së opozitës përballë Kryeministrisë, Edi Rama ka nisur në vërë në punë propagandën e tij për të delegjitimuar këtë protestë dhe për të...

21:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI