Flash

Paditi Bashën për shpifje, Gjykata e Tiranës rrëzon Vangjush Dakon

Lapsi.al 23 May 2018
Paditi Bashën për shpifje, Gjykata e Tiranës rrëzon Vangjush

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot padinë e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të bërë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Durrësit e kishte paditur për shpifje kryetarin e Partisë Demokratike për deklaratat se “Vangjush Dako është kapur në përgjim duke bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe se është nën hetim nga Krimet e Rënda”. 

Çfarë tha kryebashkiaku socialist Dako në kohën kur dorzoi kërkesë-padiën: 

“Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time. Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra. Por nëse për ato të rëndat fare me dëme ekonomike kolosale, do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokojë, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist”, - u shpreh Vangjush Dako.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI