Flash

Skenari alarmues i FMN-së për borxhin: Mund të arrijë në 80 % të PBB-së më 2020

Lapsi.al 23 May 2018
Skenari alarmues i FMN-së për borxhin: Mund të arrijë

FMN lajmëron se Shqipëria nuk ka mundur të mbajë angazhimet për uljen e borxhit publike. Sikur situata të mirëmenaxhohet dhe të gjithë treguesit makro të jenë në ekuilibër borxhi i vendit nuk do të mund të bjerë nën 60 % të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB) para vitit 2023. Por Fondi parashikon në skenarët e stresit për borxhin se goditjet makrofiskale mund të çojnë detyrimet publike në 80 për qind të PBB-së deri në vitin 2020.

Sipas fondit, dobësitë kyçe pasqyrojnë (i) nevojat e larta të rifinancimit (20 përqind e PBB-së në 2018), pasi rreth dy të pestat e borxhit të brendshëm të qeverisë qendrore ishin afatshkurtra në fund të vitit 2017; (ii) rritja e ekspozimit neto ndaj kursit të këmbimit, pasi përpjekjet për të zëvendësuar borxhin e brendshëm afatshkurtër me huamarrjen e jashtme afatgjatë shtojnë ekspozimin ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit; dhe (iii) një varësi nga bankat kombëtare, duke pasur parasysh mungesën e investitorëve jobankarë, përqendrimin e mbajtjes së borxhit në disa banka të mëdha vendase dhe ekspozimin e lartë të bankave ndaj obligacioneve qeveritare (25 për qind e totalit të aktiveve), për shkak të mundësive të kufizuara të kreditimit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se edhe niveli 60% i borxhit është një rrezik i madh për shkak të nevojave të larta për rifinancimin e tij. Borxhi në këtë nivel cenohet lehtë nga goditjet makroekonomike që vijnë nga rritja e ngadaltë, inflacioni i ulët, paqëndrueshmëria e normave të interesit dhe kushtet e tregtisë ve ne dukje FMN.

Përveç kësaj, mbështetja e madhe e borxhit të brendshëm në sektorin bankar (bankat zotërojnë 60% të borxhit të brendshëm publik në fund të vitit 2017) paraqet rrezik duke pasur parasysh lidhjen sistemike midis bankave tregtare dhe detyrimeve sovrane. Rreziku i financimit është përkeqësuar nga përqendrimi i lartë i borxhit i brendshëm në disa banka vendase.

Borxhi publik sipas parashikimeve të skenarit bazë është i ndjeshëm ndaj një sërë rreziqesh që dalin nga profili të financimit. Edhe pse qeveria shqiptare ka nisur zgjatjen e afateve të maturimit rreziqet e rifinancimit mbeten të larta, pasi rreth dy të pestat i borxhit të  qeverisë qendrore ishte afatshkurtër në fund të vitit 2017.

Rreziku i normës së interesit do të jetë më i lartë për shkak të normave të interesit në rritje. Megjithatë, mungesa e një tregu sekondar likuid dhe preferenca e bankave për të mbajtur borxhin deri në maturim ulin disi rrezikun nga normat e interesit.

Një faktor tjetër lehtësues konsiderohet rritja e financimeve nga donatorët e jashtëm. Së fundmi rreziku nga kursi i këmbimit do të rritet me zgjerimin e borxhit në valutë, por niveli i kënaqshëm i rezervave ndërkombëtare të Shqipërisë i zbeh këto rreziqe.

Skenarët alternativ të borxhit marrin në konsideratë rreziqet ndaj skenarit bazë nëse rriten ndjeshëm normat e interesit dhe nëse rritja ekonomike dobësohet. Rreziqet kryesore lindin nga rritja ekonomike e ngadaltë e kombinuar me një rritje të mprehtë të normave e interesit lajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas skenarëve alternativ deri në vitin 2023, borxhi publik do të ishte rreth 73 për qind e PBB-së. Megjithatë FMN shprehet se skenari bazë mbetet realist. Ai përfaqëson një parashikim duke reflektuar ecurinë e historike të borxhit dhe angazhimet e qeverisë./ Monitor

Të këshilluara

Aksident me vdekje, humb jetën 51-vjeçarja

Një grua 51-vjeçare ka humbur jetën në një aksident rrugor në Fier. Raportohet se shtetasja L.K. ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makin...

21:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI