Flash

U dënua me burg për korrupsion, Gruevski thirrje maqedonasve: Vendosni ju, ky është vendi ynë!

Lapsi.al 23 May 2018
U dënua me burg për korrupsion, Gruevski thirrje maqedonasve: Vendosni

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka reaguar pas vendimit të Gjykatës e cila e dënoi me dy vite burg. Në profilin e tij në Facebook, Gruevski shkruan se duhet mbajtur kokën lartë, dhe se ky është vendi i qytetarëve.

“Kokën lartë maqedonas të mi krenarë dhe qytetarë krenarë të Maqedonisë. Ky është vendi i juaj, ne nuk do të tradhtojmë, dhe se do të jemi krah për krahu me ty, në të gjitha sfidat. Ju jeni forca jonë, ne jemi forca juaj. Po vijnë kohë më të mira. Kokën lartë dhe mos harroni, ky është vendi ynë, ky është vendi i të gjithë juve që jetoni në të, dhe i askujt tjetër. Ju vendosni. Të jetojë Republika e Maqedonisë”, shkruan Gruevski në Facebook.

Nikolla Gruevski u dënua për blerjen e një makine tip Mercedes Benz me 600 mijë euro. Prokuroria Speciale e Maqedonisë arriti të provojë se në fillim ishte porositur makina dhe më pas Gruevski në bashkëpunim me ish zv.kryeministrin dhe ish ministren e Brendshme kishin  bërë tenderin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI