Flash

Vrasja e Ivanoviçit, dikush fiku kamerat e sigurisë 12 ditë para krimit

Lapsi.al 23 May 2018
Vrasja e Ivanoviçit, dikush fiku kamerat e sigurisë 12 ditë

Kanë kaluar 5 muaj nga vrasja Oliveri Ivanovicit, ish- liderit të SDP-së në Kosovë, ende nuk është zbardhur si rast nga autoritetet kosovare, madje agjencia serbe e lajmeve ‘Beta’ thuhet se në njëra nga kamerat e vendosura në zyrat e SDP-së nuk kanë regjistruar asgjë në kohën kur është vrarë Ivanovic.

Nga zyra e Prokurorisë në Prishtinë ka folur Ksenija Bozovic, ai ka thënë se kamerat e vendosura në zyrat e partisë, nuk kanë regjistruar asgjë në kohën kur është vrarë Oliver Ivanoviq, pasi në atë kohë ato nuk kanë qenë duke punuar.

Agjencia serbe e lajmeve ‘Beta’, ata raportuan se njëra nga kamerat e vendosur në zyrat e SDP-së, ka punuar rreth 10 minuta pas vrasjes së Oliver Ivanoviq, megjithatë ka regjistruar vetëm makinën e ambulancës që ka ardhur dhe asgjë tjetër.

“Nga burimet brenda KFOR-it dhe Prokurorisë, kam mësuar se kamera e cila ishte e vendosur në pjesën e përparme të zyrës së Oliver Ivanoviq nuk kishte punuar prej 12 ditësh nga data 4 janar. Por më pas ato kamera ishin aktive me datën 16 janar. Kishin punuar vetëm dhjetë minuta pasi u vra Oliver Ivanoviq, dhe kishin regjistruar vetëm ardhjen e ambulancës” ka thënë Bozovic bazuar në atë që ka dëgjuar brenda Prokurorisë.

Ndërkohë Zeljko Bojic nga Policia e Kosovës ka thënë se i gjithë materiali nga kamerat e sigurisë është marrë nga policia gjatë hetimit, dhe janë dërguar në Prishtinë për përpunim të mëtejshëm. “Autoritetet që po e hetojnë rastin kanë përgjegjësinë, për atë që nuk po na lejojnë të kemi qasje në pamjet e regjistruara nga kamerat” ka thënë Bozovic. Oliver Ivanoviq ishte vrarë me 16 janar të vitit 2018, rreth orës 8 e 15 të mëngjesit në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI