Flash

Analiza e Lubonjës/ Ambasadorët kanë gabuar, madje edhe ata amerikanë

Lapsi.al 24 May 2018
Analiza e Lubonjës/ Ambasadorët kanë gabuar, madje edhe ata

Duke marrë shkas edhe nga deklarata e fortë e ish-ministrit të Brendshëm Saimri Tahiri, ditën kur hoqi dorë nga mandati i deputetit se ambasadorët e huaj në vendin tonë blihen, analisti Fatos Lubonja thotë se nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata kanë gabuar.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Lubonja thekoi se në shumë raste diplomatët kanë gabuar edhe për interesa personale, apo edhe për interesat e vendit nga vijnë.

“Shit-blerjen duhet ta provojë. Mendoj më shumë sesa shiten apo blihen, çështja është nëse gabojnë apo jo. Kjo është çështje që ha debat. Ajo që di të them unë është se në historinë tonë shumë herë ambasadorët kanë gabuar, edhe ata amerikane.

Për shumë arsye, ndonjëherë edhe pa dashje. Ndonjëherë edhe nga simpatitë, apo dhe nga interesat e shtetit të tyre.

Për shembull, në fillimet e demokracisë, ambasadori i parë i SHBA në demokraci mbështeste Berishën. Ai vazhdonte linjën e tij apo edhe italiani Paulo Foresti.

Apo mjafton të kujtoni Arvizu, që për interesa të SHBA-ve, donte të sillte demontimin e armëve kimike siriane këtu. Ai doli në media dhe foli për zhgënjimin e madh që mund të kishte SHBA nëse qeveria nuk e merrte këtë vendim.

Ambasadorët kanë mbajtur një anë në këtë çështje. Pastaj pse janë korruptuar? Pse s’kanë besim tek opozita, këtë nuk e di. Rama ka pasur mbështetje politike. Flitet për Sorosin, për lobingje, pasi ai është i lidhur me Hillary Clinton”, - tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI