Flash

Basha në parlament: Albert Veliut i dërguan vrasës nga Vlora dhe Fushë-Kruja

Lapsi.al 24 May 2018
Basha në parlament: Albert Veliut i dërguan vrasës nga Vlora dhe

Lulzim Basha përsëriti në parlament akuzat ndaj Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij, Agronit të dy sipas tij të përfshirë në mbulimin e skandalit që zbuloi investigimi i gazetarit Jetmir Olldashi në Vlorë.

Basha tha se vrasës të skeduar nga Vlora dhe Fushë-Kruja i ofruan 200 mijë euro familjarëve të Albert Veliut, që ai të ndryshojë dëshminë e tij.

Kreu i PD-së tha se ikja e Agron Xhafajt në Itali dhe fakti që nuk doli me zë dhe figurë të mohonet audiopërgjimin, është vetë ekspertiza e audiopërgjimit.

Basha solli në vëmëndje faktin që Fatmir Xhafajn nuk është nën hetim siç duhej të kishte ndodhur në bazë të ligjit Antimafia. Nga parlamenti, Basha solli në vëmëndje përgjigjen e tij kur u pyet nga gazetarët nëse ishte subjekt i ligjit antimafia. "Teorikisht po, praktikisht jo" ishte përgjigjia e Fatmir Xhafajt që pikërisht për të praktikuar teorinë i kërkohet dorëheqja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI